Kurti e mirëpret zyrtarizmin e njohjes diplomatike nga Izraeli
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit.Kurti ka përshëndetur lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve, shkruan Reporteri.net.“E mirëpresim lajmin e mirë të zyrtarizimit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor”, ka deklaruar kreu i VV-së.Kosova dhe Izraeli sot kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.Dy ministritë kanë nënshkruar memorandu