Kandidatët e LDK-së u prezantuan para votuesve të lagjes “Xhevat Berisha” në Prizren

0

Kandidatët e LDK-së për deputetë kanë takuar banorët e lagjes “Xhevat Berisha”.Kryetari i LDK-së në Prizren Anton Quni pasi prezantoi kandidatët për deputetë, para të pranishmëve foli për rolin e LDK-së.“Trimat janë tregu shumë para lufte, i kemi trimat e luftës por i kemi edhe trimat e paraluftës. Në kohën kur është themelu LDK-ja, nuk janë mbajtur takime kaq të lira. U dashtë do djem të ri me i vendos me një rrugicë, u dashtë me ul pak dritën, me fol ma qetë dhe çdo detyrë është shpërnda në popullatë. Edhe të nesërmen qytetarët tanë vajza e djem të gjithë ju kanë përgjigjur fjalës së presidentit, i cili nuk ka pas as ushtri pas, as polici as gjykatë ,por fjala e tij ka pas aq peshë dhe kjo ka qenë arma më e fuqishme ndaj okupatorit në atë kohë”, tha Quni.

Në këtë takim mori pjesë edhe Armend Zemaj.

Ai tha se çdo figurë që është brenda listës së LDK-së ka emër, ka trashëgimi, dhe mbi të gjitha e që na lidh dicka të përbashkët .Afërdita Morina- Biffar si mikpritëse falënderoi për pjesëmarrjen në këtë takim. “Po më bëhet zemra mal që na lagjen e Trimave e që kisha dashtë me ia shtu edhe e trimëreshave, se kjo lagje ka edhe trima edhe trimnesha, e ka trimat e para luftës që krahas me Erqrem Kryeziun kanë ndihmuar presidentin Rugova me organizu jetën paralele dhe me i dal në ballë popullit tonë përkrah okupimit të Serbisë. I pat trimat e luftës dhe trimëreshat e luftës që kanë marrë armët dhe ia kanë kthye Serbisë për ta çliruar Kosovën e për ta na e sjell Lirinë që po e gëzojmë sot dhe natyrisht ia ka trimat e pasluftës që vazhdimisht kanë qëndru në LDK duke i besu platformës programit dhe frymës që e ka mbjellë presindendit Ibrahim Rugova”, tha Afërdita Morina Biffar.Me pas u prezantuan kandidatët: Sylë Hoxhën, Mybera Mustafën, Saljadin Fanajn, Valdet Hoxhën, Hatim Baxhakun dhe Afërdita Morina Biffar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *