Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit
Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë nis sot zyrtarisht për të përfunduar pas 10 ditëve.
Subjektet politike që sot iu lejohet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët për të fituar besimin e tyre në garën e 14 shkurtit.Lidhja Demokratike e Kosovës ishte e para që hapi fushatën menjëherë pas fillimit të afatit zyrtar mbrëmë në mesnatë, përmes një video-materiali, në të cilin kandidati për kryeministër – Avdullah Hoti -shpalosi zotimet dhe prioritetet e tij në mandatin qeverisës.
Sot kjo parti nga ora 17:00 do të hapë fushatën në Podujevë, komunë kjo të cilën ajo e humbi në garën e vitit të kaluar për kryetar, për herë të parë pas 20 vjet qeverisje.
Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidat për kryeministër në garën e 14 shkurtit është Albin Kurti, i cili gjatë shpalosjes së programit qeverisës tha se ai është bartës i listës, pavarësisht se KQZ e ka lënë jashtë duke zbatuar kështu aktgjykimin e Kushtetueses se në garën zgjedhore nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje personat e dënuar për vepra të ndryshme penale në tri vjetët e fundit.
Kjo parti sot do të hapë fushatën zyrtarisht në Pejë, në ora 12:30, ndërsa në ora 10:00 do të bëjë hapjen edhe në qytetet e tjera, si Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj.
Listës së Partisë Demokratike të Kosovës i prin Enver Hoxhaj që kandidon për postin e kryeministrit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot hap zyrtarisht fushatën në Prizren, në ora 15:00. Listës së kësaj partie i prin Ramush Haradinaj, i cili nuk synon postin e presidentit të vendit.
Hapjen zyrtare të fushatës do ta bëjë edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, kandidat për kryeministër të Kosovës, në ora 13:00