Haradinaj nga Prizreni: Suksesi i zgjedhjeve varet nga zgjedhja e presidentit

0

Kandidati për president të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren, nga vendi ku ndodhën shumë kthesa historike. Haradinaj ka kujtuar një nga zotimet e Lidhjes së Prizrenit që kanë rëndësi të përjetshme: “Të jetojmë̈ në paqe me fqinjët tanë, por duke mbrojtur atë që është e jona” ka thënë ai.“Një nga zotimet e Lidhjes së Prizrenit ka rëndësi të përjetshme: Të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, por duke mbrojtur atë që është e jona. Prandaj, Kosova ka nevojë për një President të fortë që mund t’i qëndrojë Vuçiqit dhe të vendos ekuilibër mes pushteteve në Kosovë’, ka thënë Haradinaj.

Ai është zotuar se do të jetë i përkushtuar që t’i shërbejë vendit me gjithë forcë e zemër.“Sot, ne fillojmë garën për zgjedhjet, ku qytetarët do të vendosin se kush do të jetë ky President. Unë jam i përkushtuar t’i shërbej vendit tonë me gjithë zemër dhe me gjithë forcën time”, është shprehur Haradinaj.

Tutje Haradinaj foli edhe për idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.“Presidenti duhet të ndihmojë kryeministrin për intergim të vendit, hyrje në BE dhe NATO, të mbajë lidhjet e forta me aleatët. Presidenti e ka obligim se nëse në 2025 nëse nuk kemi përparim të vendit tu jap të drejtën qytetarëve të vendosin për union me Shqipërinë. Suksesi apo dështimi i këytre zgjedhjeve është se kush do e zgjedh Presidentin” tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *