Paralajmërohet për vërshime në Kosovë

0

                Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 8 deri 12 shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.IHK njofton se data më e hershme e parashikuar për vërshime është 9 shkurt, ora 18:00.Këtë vit vendi është përballur dy herë me vërshime. Shumë komuna janë goditur nga vërshimet, ndërsa si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore si dhe në banesa e shtëpi banimi.Në mesin e shumë komunave që janë prekur rëndë nga vërshimet është Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Gjakova, Kamenica, Vushtrria etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *