Quni i bën thirrje Osmanit: Kthehu në LDK nëse je vërtetë rugoviste

0

Anton Quni i ka bërë thirrje Vjosa Osmanit që të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Thotë se në LDK, Osmani do të kishte ndihmën e tij të pa rezervë.

“Nëse Vjosa Osmani në shpirtin e saj, në edukatën e saj bartë filozofinë rugoviane, bart rugovizëm, çmon vlerat e LDK-së, personalisht i bëj thirrje që ajo t’i kthehet gjenezës, t’i kthehet Lidhjes Demokratike të Kosovës’, tha Quni në T7.“Ajo mund të sfidohet në dy drejtime, a dëshiron të bëhet presidente që e ka të garantuar nga z.Kurti apo dëshiron t’i kthehet shtëpisë së saj, për të cilën ajo ka thënë se është rrit brenda saj’, theksoi Quni.“Nëse është kjo e dyta ajo do e ketë ndihmesën time, pa asnjë rezervë”, theksoi ai.Ndryshe, vetë Quni shpalli kandidaturën për kryetar të LDK-së, mirëpo nuk hodhi poshtë mundësinë që të tërhiqet nëse ka ndonjë kandidat që, sipas tij, ia vlen ta përkrahte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *