KQZ: Janë rinumëruar 312 vendvotime

0

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar rinumërimi i 552 vendvotime, kurse deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312.Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime”, tha ai.Elezi po ashtu bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove nga diaspora.KQZ ditën e enjte po ashtu ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 58 vendvotime tjera. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të shpallen javën e ardhshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *