Krasniqi tregon nëse do të ketë ashpërsim të masave anti-COVID

0

Ndonëse Kosova ka shënuar rritje të rasteve me Coronavirus ditëve të fundit, ashpërsim të masave nuk do të ketë.Kjo pasi që, sipas drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, situata epideomologjike është e manxhueshme, dhe ende ka kapacitet spitalore.“Në rast se kemi rritje të vazhdueshme, atëherë me siguri që duhet të propozohen edhe masa të tjera… Vetëm duhet të rritet mbikëqyrja nga ana e mekanizmave që e mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave, përndryshe e dini që janë në fuqi masat të rekomanduara siç është mbajta e maskës, higjienën dhe distanca”, ka pohuar drejtori i SHSKUK-së. Ai është shprehur se janë duke i përcjell shifrat dhe tani për tani do vazhdohet me masat anti-COVID që janë në fuqi. Krasniqi në një intervistë për KP, ka thënë se duke parë shifrat e rasteve të reja që janë në rritje ditëve të fundit, presin një rritje të të infektuarve me Coronavirus. Ai ka shtuar se me investimet që i kanë bërë në sistemin e oksigjenit nuk presin që të ketë telashe në këtë aspekt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *