Edhe 15 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer vijnë sot në Shqipëri
Nga sot kontingjentit të vaksinave në dispozicion të autoriteteve shëndetësore në Shqipëri iu shtohen edhe 15 mijë doza të tjera. Njoftimin e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu, sipas së cilës brenda 10 ditëve priten edhe 14 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës Astrazeneca në kuadër të programit Covax.“Duam që të përmbyllim në një kohë shumë të shpejtë vaksinimin e stafeve tona mjekësore, siç e kemi thënë, brenda dy javëve të para të muajit mars, duke ecur gjithashtu edhe me grupet prioritare të popullatës, siç janë të moshuarit +80 vjeç dhe më pas të vijojmë vaksinimin e grupeve të tjera”, tha Manastirliu.Ndërkohë sot do të mblidhet sërish Komiteti Teknik i Ekspertëve në një mbledhje jashtë radhe pas akuzave të epidemiologëve dhe analistëve për rrezikun që kanoset nga prezenca e varianteve të reja.