Babai i dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

0

                80 vjeçari nga Vushtrria me inicialet H.B., dyshohet se është gjetur i vdekur nga gruaja e djalit të tij.

Për këtë rast, familjarët e të ndjerit nuk pranuan të deklarohen para kamerës së T7.Por, T7 mëson se gruaja e djalit, vjehrrin e saj e gjeti të vdekur në oborr pasi që ai kishte provuar të rregullojë disa probleme që kishin me ujë.Ndërkohë edhe vetë nipi i të ndjerit bëri me dije për televizionin se gjyshin e tij e kishte lëshuar zemra dhe se kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij.Ani pse familjarët thonë kështu, njëjtë nuk thonë nga Policia e Kosovës.Ata e kanë cilësuar këtë si vdekje të dyshimtë.Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë Rajonale të Mitrovicës tha se ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Prokurori dhe se është dërguar për hetim në ekspertizë.80 vjeçari H.B ishte babai i dy dëshmorëve të cilët dhanë jetën në masakrën e 22 majit. Për këtë arsye edhe rruga ku gjendet shtëpia mban këtë emër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *