‘’Liria ka emër”, artisti nga Drenasi synon dërgimin e emrit të Xheladin Gashit në librin e Guinness
Në nderim dhe përkujtim të mësuesit, gjeneralit dhe bashkëluftëtarit të komandantit legjendar Adem Jashari, Xheladin Gashi– Plakut, artisti dhe ideatori Besart Gashi sot ka nisur punimin artistik, i cili do të jetë punimi i parë i këtij lloji në vendin tonë dhe më gjerë, ku figura e gjeneralit dhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vuloset me mbishkrimin “Liria ka emër”.Besarti që vije nga Nekoci i Drenasit thotë se këtë punim po e bënë në formë të librit pasi që Xheladin Gashi ishte edhe mësues dhe se ky punim pritet të përfundojë më 25 maj, dhe do t’i dhurohet shkollës fillore që mban emrin e heroit në Komoran.“Sot në prezencen e familjes së Heroit Xheladin Gashi – Plaku , po ashtu me bashkëveprimtarin e heroit Xheladin Gashi z. Bislim Zogaj, drejtoreshën e administratës publike nga Kumuna e Drenasit z. Kimete Elshani Qorri dhe disa qytetarë të Komoranit me rrethin. Fillova me punimet e veprës artistike për Heroin Xheladin Gashi – PLAKU punim I cili për nderë të 75 vjetorit të lindjes së tij me 25 Maj do ti dhurohet shkolles fillore të komoranit e cila mban me krenari emrin ‘Xheladin Gashi-Plaku’”, ka shkruar ai në Facebook