Dalin pamjet nga përleshja në Deçan, ku shtatë persona u rrahën e u therën me thika

0

              Shtatë persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete, të hënën në Deçan.Janë publikuar tashmë edhe pamje nga kjo përleshje si pasojë e së cilës të dyshuarit kishin marr edhe trajtim mjekësor, pasi ishin therur me thika.Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:10, në Deçan.Siç thuhet në raport, gjatë rrahje është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar.“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar”, thuhet në raport.Ndërkaq, në raport po ashtu thuhet se të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës.Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *