Promovohet libri për themelimin e OVL-së dhe ekspozitë me fotografi lufte në shenjë nderimi për betejat e Përdrinisë.
Në sheshin ‘’Ismet Jashari ‘’nën organizimin e Komunës së Prizrenit dhe Shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së dega në Prizren, sot u bë promovimi i librit’’Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së 2 tetor 1999-2 tetor 2019’’me autor Qazim Thaçi dhe Hasan Morina, si dhe u bë hapja e ekspozitës me fotografi të luftës me autor Hasan Morina, njëri nga personat e devotshëm jo veq luftëtarë lirie por edhe ruajtës i gjithë atyre fotografive .Lidhur me librin pak fjalë fillimisht i tha njëri nga autorët Qazim Thaçi.
Kurse për librin falënderim që e sublimen edhe përkujtimie Përdrinisë ka folir sekretari i OVL Isa Berisha
Kurse në fjalën e tij kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka derisa ka përgëzuar autorët ka theksuar se këso libra duhet të bëhen sa më shumë e po ashtu edhe ekspozita të këtij lloji ,sepse këto më së miri paraqesin trashëgiminë dhe vlerën e luftës së UÇK-së
Derisa autori i ekspozitës Hasan Morina me këtë rast ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe tha se këto fotografi janë një pjesë e gjithë arkivit që ai ka.
Ekspozita do të jete e hapur për tri ditë radhazi,redaktor libri Berat Batiu, kurse recensentë të këtij libri janë Bislim Zyrapi ish shef i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe Lulëzim Kabashi ish komandant i Brigadës së Kabashit.