Krasniqi: T’i kërkosh LDK-së që ta votojë Vjosa Osmanin, është pafytyrësi.

0

Një nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Milazim Krasniqi  ka thënë që është pafytyrësi që t’i kërkohet kësaj partie që ta votojë një person që ka dal nga partia. Krasniqit, kërkesa që  të  votohet Vjosa Osmani për presidente është naivitet dhe pafytyrësi.“T’i kërkosh LDK-së ta votojë bianko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.” Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK”, jka shkruar ai në një postim në “Facebook”. Ndërsa në një postim tjetër në po këtë rrjet social, Krasniqi ka thënë se LDK-ja duhet ta votojë Vjosa Osmanin nëse e njëjta zotohet solemnisht se nuk do ta përkrahë zhvillimin e listës së saj në një parti politike.“LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin, nëse ajo zotohet solemnisht se nuk do ta përkrahë zhvillimin e listës së saj në një parti politike. Në atë rast nuk paraqet problem nëse deputetët e saj të tashëm shkrihen në LVV. Votuesit nuk do të shkriheshin”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *