Ju prezantojme pena e arte-Gezim Ajgeraj

0

MIQTË

Eh, si janë miqtë bash si zogjtë shtegtarë

Ka vijnë me stinët e ikin pa u parë

Dikush vjen për të mirë kush me hall e interes

Është përvojë e jetës se shpik unë jo, për besë

Të mirë janë ata që për vlera të mbajnë

Të mirën dhe të ligën bashkë me ty e ndajnë

Të paktë janë ata që për ty sakrifikojnë

E ka shumë të tjerë që për hile të shoqërojnë

Në maratonën e jetës secili në garë janë

Por se jo të gjithë ia dalin cakut mbanë

Nga ky hall virtytesh e pabarazia

Dallojnë miqtë e mirë, të ligët e pa njerëzia

Ka disa nga ata që vijnë e ikin pa bërë zë

Disa s’mund të të ndjekin e disave s’ua mbanë

Ka të tjerë që duan të ç’nukin, pa qoftë edhe një kopsë këmishe

Pa të parë se kush je e ç’vlera mund të kishe

Ka disa të tjerë për nam e për nishan

Të sillen vërdallë me të liga ku lakun të ta vënë

Dhe çare nuk ka nga miqtë e këqij e të mirë

Çfarë nuk ka kjo jetë në këtë botë të lirë

Zvicër, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *