Flet Sazan Ibrahimi: Ministri Vitia u zotua, s’ka masa të reja anti-Covid pa konsultim me Asociacionin e Komunave të Kosovës

0

              Sot u mbajt takimin virtual i Komitetit antiCOVID, i thirrur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, me kryetarët e komunave, në të cilin u diskutua për procesin e vaksinimit nëpër komuna dhe respektimin e masave antiCOVID pas mbërritjes së kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë.Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka treguar për Gazetën Online “Reporteri.net” se çfarë është diskutuar në këtë takim.Ai tha se kryetarët e komunave janë njoftuar rreth ndarjes së kontingjentit të parë prej 24 mijë dozave të vaksinave, ku 13 mijë do të jenë për punonjësit shëndetësorë, ndërsa 11 mijë për qytetarët mbi moshën 80-vjeç.“U diskutua rreth rrjedhës së procesit të vaksinimit nëpër komuna të Republikës së Kosovës dhe nga ministri Vitia kryetarët e komunave u njoftuan që nga kontingjenti i parë të cilët janë 24.000 doza, 13.000 doza do të jenë për punonjësit shëndetësorë, kurse 11.000 doza për qytetarët e Kosovës, të cilët janë mbi 80-vjeç dhe të cilët kanë sëmundje përcjellëse”, ka thënë Ibrahimi për Reporteri.net.Ai tha më tej se të gjitha komunat e Kosovës janë gati të fillojnë procesin e vaksinimit dhe të gjitha qendrat e mjekësisë familjare janë gati, personeli shëndetësor është gati dhe vetëm janë duke pritur të vijnë vaksinat nga niveli qendror në nivelin lokal.I pyetur nëse është diskutuar për marrjen e masave të reja anti-Covid, Ibraihmi tha është diskutuar për këtë, por se për momentin është vlerësuar të mbeten masat që janë në fuqi.“Po është diskutuar edhe për mundësinë e masave të reja antiCOVID. Ishte një dakordim i përbashkët që duhet implementimi më rigoroz i masave aktuale të ketë një monitorim më rigoroz të zbatimit të masave aktuale, ndërsa sa i përket mundësisë së masave të reja, ministri Vitia u zotua që masa të reja nuk do të ketë pa konsultime paraprake me Asociacionin e Komunave të Kosovës, përkatësisht me këshillin e kryetarëve të komunave dhe gjithashtu gjithçka do të ndodhë pas një analize të mirëfillte dhe rekomandimeve nga ISHKP, Asociacioni i komunave të Kosovës është dhe do të jetë për respektimin e masave aktuale”, tha Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *