Abdixhiku sot takon deputetët e LDK-së, vendoset përfundimisht nëse e votojnë Vjosa Osmanin për presidente

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot do të takojë grupin parlamentar të partisë me të cilët do të diskutojë për çështjen e presidentit, dhe më pas përfundimisht do të vendosin nëse do ta japin votën apo jo për Vjosa Osmanin për presidente.Është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili dje pas takimit të Kryesisë e cila zgjati rreth tre orë bëri të ditur se Abdixhiku takon sot deputetët e partisë ku edhe do të merret vendimi për presidentin, shkruan Reporteri.net.“Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër (sot) do të takohen me grupin e deputetëve që pjesëmarrja në seancë të jetë në frymën kushtetuese dhe duke krijuar frymë dhe angazhim dhe stabilitet politik në këtë vend. Ne do të punojmë që të dalim unanim, na duhet si çdo herë që veprimi jonë i përbashkët të jetë arma jonë politike”, pohoi Haziri.Haziri dje pas takimit të Kryesisë takoi në një nga lokalet e Prishtinës, deputetin Agim Veliun.Ky i fundit është një nga emrat që raportohet se kundërshton votimin e Vjosa Osmanit pë presidente. Dhe pikërisht ky takim i Hazirit me Veliun shihet si tentim për ta zbutur atë që ta jap votën për Osmanin që LDK të dalë unifikuese, shkruan Reporteri.net.Përveç Veliut, raportohet se kundër Osmanit janë deputetët, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *