Sejdiu: Edhe nëse zgjedhet Osmani presidente, Kurti do mundohet ta çojë vendin në zgjedhje

0

                     Opinionisti Dardan Sejdiu, vlerëson se edhe nëse bëhet Vjosa Osmani presidente, kryeministri Albin Kurti do të mundohet të gjejë mënyra për ta çuar vendin në zgjedhje, transmeton Insajderi.Kështu u shpreh ai në emisionin ‘Rubikon’ të Klan Kosovës, ku shtoi se Kurti është duke u pozicionuar si një person i cili mendohet të bëhet një ombrellë e madhe për të gjithë.“Ne ka kohë që humbim energji dhe resurse në politikë rreth një protagonizmi të skajshëm dhe një diskursi publik që është i mbështetur në parulla bardh e zi, e jo në qeverisje”, ka thënë Sejdiu.“Mendoj që Lumir Abdixhiku është i qartë në atë se çfarë do të bëjë – e ka zgjedhur një rrugë që ka të bëjë me opozitë dhe konstruktivitet për aq kohë sa i duhet ta ribëjë LDK-në ashtu siç e do ai. Edhe nëse zgjedhet Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti do të mundohet që të gjejë mënyra që ta çojë vendin përsëri në zgjedhje. Edhe qasja që e ka pasur Kurti karshi partive opozitare është kjo”, është shprehur Sejdiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *