Kanuni i Lek Dukagjinit monument kulture i Rilindjes Evropiane-Shkruan: Azgan Haklaj
Lek Dukagjini Hamurabi Shqiptar, Justiniani i Dytë
Historiografia ballkanase dhe europiane njeh vetëm Kanunin e Lek’ Dukagjinit.
Dinastia e Dukagjinëve ?!
Cila është etnogjeneza e tyre?!
Çfarë do të thotë Dukagjin?!
Gjon Muzaka në testamentin e tij flet me superlativa për këtë dinasti të shquar.
I pari i tyre Gjergj Dukagjini ishte zot i disa fshatrave të Lezhës, prijës i 40-të kalorësve dhe 100 këmbësorëve.
Ai vdiq në vitin 1409-të, por Dinastia vazhdoj me Pal, Nikoll, Lek Dukagjinin, të cilët i shtrinë zotërimet e tyre nga fushat e Zadrimës së Lezhës, veri e verilindje të Shkodrës, Mirditë, Berishën e Pukës, Vulpianë, Rrafshin e Dukagjinit deri tek buron Drini i Bardhë në Istog.
Dukagjin do të thotë Duka i Gjinit.
Dukagjinët ishin mbështetje e fuqishme të Gjergj Kastriotit- (Skënderbeut) në betejat për çlirim nga Parandoria Osmane, krijimin e Shtetit të Përqendruar Arbëror dhe qeverisjen 25-vjeçare të tij.
Vdekjen e Pal Dukagjinit në vitin 1446-të Gjergj Kastrioti e përjetoj me shumë dhimbje:
Sipas Fan Nolit, Gjergji do të shprehej për të:
“Sikur të kishte patur Arbëria edhe disa princër si Pali”
Gjergj ynë kur mbylli sytë iu drejtua Lek Dukagjinit:
“Amanet Arbërinë”.
Lek Dukagjini krahas luftës me Perandorinë Osmane në krah të Gjergjit dhe pastaj për mbajtjen e amanetit të tij ka meritën se ashtu si Hamurabi në Egjiptin e lashtë që mblodhi ligjet dhe bëri kodin e tij, siç krijoj kodin, apo të drejtën romake Justiniani I edhe Lek Dukagjini hartoj kodin e jurisprudencës Arbërore, versnik’ me Rilindjen Europiane, i cili sot është monument kulturor i enciklopedisë së saj.
Historiografia ballkanase evropiane nuk njeh tjetër vetëm Kanunin e Lek’ Dukagjinit.
Lek Dukagjini u edukua me kulturën dhe idetë humaniste të Rilindjes Evropiane.
Rilindja Evropiane kishte shenuar nisjen e kohës moderne, një periudhë historike që në përgjithësi e ka zanafillën në shekullin e XV-të dhe deri në Revolucionin Francez të vitit 1789-të.
Shekulli i XV-të ishte një periudhë e arritjeve të mëdha ekonomike, kulturore, politike, shkencore, fetare dhe shoqërore dhe përmblidhet midis fundit të mesjetës vonë dhe fillimit të kohës moderne.
Midis ngjarjeve të mëdha në fushën politike ishin:
Çeshtja lindore e karakterizuar nga ekspansioni i Perandorisë Osmane pas marrjes së Kostadinopulit, në vitin 1453, e cila kërcënoj realisht Hungarinë dhe Austrinë dhe perëndimin, por vershimi i saj u ndal nga diga e pathyeshme e arbërorëve të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti, të cilët u bënë dalëzotës të trojeve të veta dhe të vlerave të qytetërimit europian.
Çeshtja perëndimore, e cila kishte epiqendër kulturore të Rilindjes Europiane Italinë, me ndarje territoriale në qytet shtete me regjime të ndryshme politike, republikane si Firence dhe Venecia dhe monarkike ato të Napolit dhe Milanos si dhe dominimi i Papës në Romë, që do të pasohej më vonë me krijimin e shteteve moderne, midis të clave monarkitë e Francës, Anglisë, Spanjës.
Në këtë etapë u vendos një formë e re e shikimit të botës dhe qenies njerëzore të përqendruar në fushën e arteve, politikës, filozofisë dhe shkencave duke zëvendësuar teocentrizmin mesjetar me antropocentrizmin.
Protagonistët kryesor i përkisnin fushës së artit.
Ndër më të shquarit ishte Françesko Petarka.
Me këtë kulturë rilindëse evropiane është brumosur Lek Dukagjini që i’a kishte mundësuar dera e estëve në Itali, gjak me të.
Hartimi i Kanunit të tij të famshëm, i cili pati ndikim të jashtëzakonshëm në shoqërinë shqiptare dhe rajonale të kohës dhe ka edhe sot është produkt i dijeve të fituara dhe punës këmbëngulëse prej me shumë se dy dekadash të iluministit tonë, rilindësit evropian, konstruktorit të jurisprudencës Lek’ Dukagjini.
Gjatë periudhës 1458-1481 ai udhëhoqi kuvendet dhe pleqnitë e malësorëve realizoj përmbledhjen e Kanunit mijëravjeçarë që u trashëgua brez pas brezi si praktikë gjykimi përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti si sentenca juridike.
Kryefjalë të Kanunit janë, besimi tek Zoti, besa dhe nderi i individit dhe familjes të ngritura në piedestal.
“Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, theksohet në Kanun.
Ai nuk inkurajonte, as nuk nxiste krimin siç mundohen ta paraqesin disa, ndoshta pa e lexuar fare.
Jo aspak.
Përkundrazi.
Misioni i tij ishte të parandalonte krimin.
Femra në Kanunin e Lek’ Dukagjinit ishte institucion i paprekshëm
Shumë personalitete shqiptare e botërore e kanë vlerësuar maksimalisht Kanunin, ketë kryevepër të mendjendriturit Lek Dukagjini.
Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta thotë: “Kanuni është prerje e drejtë- vendosje e drejtë.
Ai është palca e Kombit”.
Aleks Buda e quan vepër monumentale.
Ish Presidenti Bill Klinton e ka quajtur të ngjashëm me Kushtetutën Amerikane, sepse në Kanun ashtu si në Kushtetutë mbrohet e drejta e jetës, liritë dhe të drejtat njeriut, respektohet trinia e shenjtë Zot- fe -atdhe.
Edit Durham thekson:
“Lek’ Dukagjini duhet të këtë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë tek njerëzit.
Shprehja kështu ka thanë Leka ka më tepër forcë detyruese se të dhjetë porositë e Biblës, mësimet e Islamit, dhe Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës”.
Studiuesi, juristi austriak Walter Paincip që vizitoj Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore e ka studiuar Kanunin dhe është shprehur kështu për të:
“Tek e drejta tradicionale e malësorit janë ruajtur mirë arketipet e rendit shoqëror e zakonor të kulturave të lashta”.
Se kush janë arketipet na sqaron deshifruesi në psikoanalizë Jungu.
“Arketipet janë natyrore dhe lindin bashkë me njeriun.
Ato janë prototipe universale të ideve dhe mund të përdoren për të interpretuar ngjarje apo ndodhi”.
Pra sipas Jungut me thjeshtë akrotipet interpretohen si:
“Plak i vjetër, arkë e mbyllur”.
Profesori japonez Kuzihiko Yamamoto thotë se:
“Kanuni i Lek’ Dukagjinit ishte një mekanizëm i nevojshëm i kohës.
Ai është një veshtrim përqasës mes strukturës etike e shoqërisë homerike dhe asaj kanunore shqiptare”.
Shtjefën Gjeçovi ka meritën e jashtëzakonshme të grumbullimit të asaj që populli e ka plazmuar në mendjen e tij për shekuj me radhë, e sot kemi një monument jurisprudence të rilindësit evropian Lek Dukagjinit, hartuar disa shekuj para kodeve të bavarezit Maximilianeus të vitit 1756, prusianit Allgemeines Landrcht të vitit 1794, Kodit Civil të gjeneralit të famshëm Napoleon Bonaparti të vitit 1804.
Lek Dukagjini ishte dhe strateg lufte i zoti, i cili luftoj me trimëri të rrallë për të përmbushur amanetin e Gjergj Kastriotit deri sa mbylli sytë.
Vitet e fundit të jetës gjeti strehim në thellësi, mes maleve ku ndërtoj saraje e kështjella së bashku me banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyre së bashku me gruan e tij Teodorën e Muzakajve e pritën me bujari e respekt.