Fillon vaksinimi anti-COVID i personave mbi moshën 85 vjeçare

0

                Në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare.Vaksinimi do të bëhet edhe në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Gjilan dhe Prizren.Deri të martën mbrëma janë vaksinuar 3 181 persona.Ndërsa, për grupmoshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19. Personat e këtyre grupmoshave do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *