Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie në Prizren në prag të Ramazanit ka shpërndarë 400 pako ushqimore
Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie e komunës së Prizrenit sipas drejtorit Islam Thaçi, dje me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka shpërndarë 400 pako ushqimore për të ndihmuar familjet me nevojë..
Drejtori Thaçi ,tregon se kjo drejtori po ashtu javën që shkoi ka ndarë edhe 400 pako të tjera për të ndihmuar gjendjen e familjeve të cilat ekonomikisht mezi jetojnë edhe për shkak të kushteve por sidomos pandemia i ka lodhur ekonomikisht shumë familje.
Ai shpjegon për Rtv ‘’Besa’’ se kjo drejtori gjatë viti të kaluar ka ndihmuar familjet me gjendje të rënduar ekonomike me 5 mijë pako e po kështu edhe këtë vit po planifikon se me aq pako të ndihmojë familjet e nevojtare. Kurse ai tha janë duke biseduar që edhe përmes TIKA-së të ndihmohet një numër i konsideruar familjes, Kurse ai pohoi se kanë një bashkëpunim të mirë edhe me Shoqatat’’Bereqeti’’ si dhe ‘’Arasta’’ duke bashkërenditur shume angazhime