Brukseli: Borrell dhe Kurti pajtohen që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë në qershor

0

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të rinisë para fundit të qershorit.

Dialogu i Kosovës me Serbinë pa alternativë

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=35833323&v=2.1&guid=80665a1216f94a939306e5e34700c63b8f4baae7b30e4656b99763a25fb77f90 Josep Borrel tha se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë, ndërsa Albin Kurti, tha se dialogu nuk do të neglizhohet nga Prishtina zyrtare.Këto deklarata kryeministri i Kosovës Kurti dhe shefi i diplomacisë evropiane Borrel, i bënë në një konferencë të përbashkët për medie në Bruksel, në kuadër të vizitës së parë zyrtare të kryeministrit kosovar në kryeqendrën evropiane.

Borell i gatshëm të ndihmojë të rinjtë në pushtet në Prishtinë

“Rruga evropiane e Kosovës shkon nëpërmjet dialogut, nuk ka rrugë tjetër, alternativë tjetër. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është esenciale për të ecur drejt perspektivës evropiane, pa këtë rruga do të bllokohet. Për këtë e udhëzova z. Kurti që të angazhohet në mënyrë konstruktive në këtë dhe ai e ka kuptuar personalisht. Unë dhe ekipi im, përfshirë përfaqësuesin e lartë Mirosllav Lajçak, jemi të gatshëm të ndihmojmë përfaqësuesit e rinj të Kosovës të familjarizohen me procesin që po ndodh”, tha Josep Borrell pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.Sipas tij, dialogu nuk do të jetë i lehtë, por është për përfitime të qytetarëve në Kosovë e Serbi dhe për gjithë Ballkanin. Josep Borrel tha se ky proces duhet të eci shpejt me një takim të parë të nivelit të lartë.

Kurti kupton rëndësinë e dialogut dhe premton angazhim

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=1536024&v=2.1&guid=80665a1216f94a939306e5e34700c63b8f4baae7b30e4656b99763a25fb77f90 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga ana e tij, e konfirmoi se do të angazhohet në dialogun Kosovë-Serbi, i cili sipas tij duhet përgatitur mirë.“Javën tjetër në Prishtinë ne do të miratojmë programin qeverisës dhe planin e punës, dhe pastaj ai do të dërgohet në kuvend. Në anën tjetër neve na duhen më shumë dokumente për dialogun e kaluar, që të përgatitemi. Në maj do të takohemi me opozitën për të pasur qëndrimet e tyre. Së pari do të kemi darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në majdhe pastaj dhe në qershor do të fillojmë me kapitullin e ri të dialogut. Dialogu nuk do të jetë i neglizhuar nga ne”, tha Albin Kurti.

Dokumente fantomë

Edhe kryeministri i Kosovës edhe shefi i diplomacisë evropiane u pyetën nga gazetarët rreth dokumentit non-paper i publikuar ditët e fundit në mediet ballkanike, ku përmendet mundësia e ndryshimit të kufijve dhe një autonomi për serbët e Kosovës. Josep Borrel, mohoi të ketë pranuar ndonjë nga “non-paper” dhe tha se ai duhet të merret vetëm me dokumente të vërteta, ato të vendosura në tryezën e dialogut.“Nuk kam pranuar asnjë nga këto dokumente fantomë, shpresoj nesër të mos dal ndonjë tjetër në skenë. Nuk po punoj me non-paper. Për mua këto dokumente fantome nuk janë çështje dhe më vjen keq që fake news që po qarkullojnë nëpër media. Kërkoj përgjegjësi nga mediat të mos postojë lajme të rreme që krijon probleme e ambient helmues, të shikojmë gjërat e vërteta, letrat e vërteta të vendosura në tavolinë”, tha Josep Borrell.E kryeministri Kurti nga ana e tij, tha se ai nuk sheh zgjidhje nëse në dialog përfshihen territoret. “Unë nuk besoj në zgjidhje ku shihen regjionet në termet gjeografike dhe demografike, pa ekonominë sociale, pa siguri, pa qytetarët e republikës. Për mua këto harta duken si fotografi të rreme nga satelitët. Unë nuk dua t’i kushtoj më shumë vëmendje, ne duhet t’i dëgjojmë njerëzit e institucionet”, tha Kurti.

NATO mbështet rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi

Kryeministri Kosovar në Bruksel takoi edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se NATO mbështet përpjekjet për të rifilluar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Dialogu mbetet mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike në Ballkanin Perëndimor”, tha Stolenberg. Gjatë ditës se enjte, kryeministri Kosovar takon edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi. Mbrëmjen e një nate me parë, Albin Kurti u takua edhe me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak./DW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *