Nënkryetari Shaqir Totaj, skeptik për programin e qeverisë Kurti“Gënjeshtar, i largohet premtimeve’’
Shaqir Totaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës u shpreh skeptik sa i takon realizimit të premtimeve të qeverisë Kurti dhe programit të tij.
Sipas tij ky program duhej prezantuar para se të votohej qeveria në mënyrë që të dihej se për çfarë po votohej sidoqoftë tha se prezantimi i programit ekonomik në një “faqe A4” nuk e bën atë të prekshëm dhe konkret.
Totaj e cilësoi Kurtin, gënjeshtar dhe një person që nuk e ka problem t’i largohet premtimeve.
about:blank “Duke njohur zotin Kurti, duke ditur se profili i tij bazohet vetëm në mashtrime dhe nuk bazohet në mbajtje të premtimeve, unë personalisht nuk pres shumë nga ky program qeverisës,” – u shpreh nënkryetari i PDK-së.
Ndëerkaq, sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Shaqir Totaj tha se Partia Demokratike e Kosovës ka pasur gjithnjë një qasje bashkëpunuese me synimin e njohjes reciproke por Kurti dhe slogani i tij “Jo negociata, por vetëvendosje” nuk e mundëson diçka të tillë.
A është përgatitur PDK-ja për përballjen në zgjedhjet vendore? Sipas Totaj përgatitjet serioze kanë filluar dhe janë në fazën e përcaktimit të kandidatëve për komunat, ku sqaroi se disa prej tyre janë vendosur.
“Unë do të garoj që të jem kryetari i komunës së Prizrenit. Ne kemi një pritshmëri të bazuar në indikatorë relevant që i marrim nga terreni, se ai rezultat që ka qenë në shkurt të këtij viti nuk do të përsëritet,” – tha ai.
Shaqir Totaj u tregua i gatshëm për të bashkëpunuar me Kurtin për realizimet e projekteve në rast se fiton në komunën e Prizrenit./eoronews.Albania/