Deputetja e AAK-së pyet Kurtin nëse do ta kushtëzojë dialogun me Serbinë me të pagjeturit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar qeverinë për programin qeverisës të propozuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ky program është mision i pamundur. Përndryshe Kadrijaj ka pyetur qeverinë nëse do ta kushtëzojë dialogun me Serbinë me të pagjeturit e luftës së fundit, ndërsa ajo ka thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë për qytetarët.“Liberalizimi i vizave duhet të ndodh pa asnjë kontension. Nuk duhet të lejohet që Serbia të merr statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova të mos ketë as liberalizimin e vizave. A do t’i rishqyrtoni marrëveshjet e arritura në Bruksel? A do të kushtëzoni dialogun me të pagjeturit, personat e zhdukur se me këtë keni bërë popullizëm”, ka shtuar ajo.Ndërsa, sa i përket programit qeverisës ajo ka thënë se realizimi i këtij programi me 2 miliard euro buxhet është vetëm buqetë dëshirash.“Programi i prezantuar le për të dëshiruar. Plan e program qeverisës premtues që do të mbetet në letër, nuk keni as plan konkret se si do të realizohen këto. Tani jeni në qeveri përvishuni punës saktë e korrekt se sa për program mund të themi se është mision i pamundur sepse Kosova ka vetëm 2 miliard buxhet e kjo është vetëm buqetë dëshirash”, ka deklaruar ajo.