Vrasja në Pejë, i dyshuari në arrati – policia nis bastisjet në kërkim të tij

0

                                     Xh.J i dyshuar për vrasjen e G.Kastratit në qytetin e Pejës është në kërkim të Policisë së Kosovës.Gazeta Online’ Reporteri.net” ka kontaktuar me Policinë e Pejës. Nga Policia është njoftuar se kanë arritur t’a identifikojnë të dyshuarin për vrasjen por ende nuk është kapur.“Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin për vrasjen e sotme, por ende nuk është arrestuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonit e Pejës, Fadil Gashi.Ai ka thënë se trupi i viktimës tashmë është tërhequr nga vendi i krimit dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar për obduksion. I ndjeri G.Kastrati mësohet se ishte nisur për t’u hakmarrë ndaj dorasit pasi që dyshohet se ai kishte tentuar të i’a dhunojë të bijën, por i ishte grabitur arma nga dorasi Xh. J i cili më pas e kishte vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *