Ftesa e Kryeministrit Kurtit për liderët opozitarë, kush e pranoi e kush e refuzoi?

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për takim krerët e tri partive opozitare në vend. Por, jo të gjithë e kanë pranuar këtë ftesë. Një prej opozitarëve e ka refuzuar ftesën e të parit të Qeverisë.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i pari që ka njoftuar se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=3981620&v=2.1&guid=32c3ff3154164035b998ea5b42d798b77a5652f4a9d641f6950e7313afc8e8b8 Konfirmimin për pjesëmarrjen e Haradinajt e ka dhënë për Express, zëdhënësi për media nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blakaj.“Kryetari Haradinaj, do të takohet me Kryeministrin Kurti, në fillim të javës tjetër në orar të dakorduar bashkërisht”, tha Blakaj.

Ftesën e Kurtit e pranoi dje edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.Ai i tha Gazetës Express se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti.“Po do të marr pjesë”, tha Abdixhiku.

I vetmi që s’do të marrë pjesë në takim është kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.Hoxhaj përmes një letre, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i saktësojë temat e diskutimit.

“Ju duhet t’i emërtoni saktë temat me emrat e tyre. Për çfarëdo ‘çështje madhore’, ju konfirmojmë gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar hapur dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit në Kuvendin e Kosovës”, thuhet të ketë shkruar Hoxhaj në letrën e tij .Kurti ka ftuar liderët e partive opozitare për të folur, siç ka thënë ai, në “shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje në interes të Kosovës”, thuhet në letrën e tij drejtuar Kurtiut .Sipas zyres së kryeministrit, takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.Një nga çështjet kyçe që pritet të diskutohet me liderët e partive opozitare pritet të jetë edhe procesi i dialogut me Serbinë.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në mesin e qershorit do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku do të diskutohet rreth mënyrës se si të ecet tutje me dialogun mes dy vendeve. Duke folur pas një takimi joformal në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti tha se ai dëshiron të ketë një dialog të përgatitur mirë dhe se përfundimi i tij duhet të jetë njohja reciproke mes dy shteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *