Zafir Berisha përsëri në krye të Nismës në Prizren

0

NISMA Socialdemokrate  në Prizren mbajti sot Kuvendin e II-të Zgjedhor.Në këtë kuvend prezent ishte edhe lideri i saj,Fatmir Limaj.Ai falenderoi përzemërsisht anëtarët e kryesisë së deritanishme për punën, angazhimin dhe kontributin e tyre përgjatë këtij mandati, mes tjerash ai tha se Prizreni është shtyllë e suksesit të Nismës. Limaj poashtu kërkoi nga dega e Prizrenit të qëndrojnë kështu të bashkuar, të përfundojnë me sukses betejën e radhës politike dhe të vazhdojnë edhe më tej të bëhen pjesë e sukseseve në të mirë të qytetarëve.Kryetari i NISMA Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha,duke uruar që ky kuvend të shkojë siç është më së miri .”Kështu të bashkuar ne fuqizojmë vizionin dhe synimet tona për të ardhmen e Prizrenit”.“Ne nuk do të ndalemi asnjëherë në rrugën tonë të drejtë për të punuar për të mirën e qytetarëve, andaj përmes këtij kuvendi po e përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit që të bashkohen rreth vizionit dhe frymës socialdemokrate, sepse është momenti i fundit që në zgjedhjet e lokale, ta kthejmë dinjitetin tek çdo qytetar dhe ta mbrojmë interesin e qytetit tonë”, tha Berisha.Nga ky Kuvend dolën strukturat e reja udhëheqêse, Këshilli Drejtues i Degës dhe Kryesia e re e Degës, ndërsa edhe për një mandat në mënyrë unanime kryetar i Degës u rizgjodh Zafir Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *