“S’ka viza për kosovarët as në vitin 2022”

0

Ambasadori i Francës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gerard Araud, ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk do të ndodhë as në vitin 2022”.

“Unë e di që do të kritikohem në instancat e BE-së por nuk jam i sigurt se atmosfera politike është e gatshme për një vendim të tillë. Të jemi realistë … Fatkeqësisht”, ka shkruar ai në Twitter.Por, mendimi i tij nuk ishte shumë i qartë për ish-ambasadorin e Kosovës në Paris, Bernard Nikaj.Ai e pyeti ambasadorin francez se për çfarë konkretisht e ka fjalën; për vizat apo njohjen e Kosovës nga Spanja.

“ Vizat, fatkeqësisht”, u përgjigj Araud.Ndaj këtyre deklaratave reagoi edhe Petrit Selimi, kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”.Ai këtë qëndrim të Francës e ndërlidhi me potencialin që e ka djathtë ekstreme t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në shtetin francez.“Sigurisht! Kur e djathta ekstreme ka një shans për të fituar do të thotë se fëmijët kosovarë do të mbeten të vetmit që nuk mund të shohin ose njohin Evropën për një të ardhme të parashikueshme”, pohoi Selimi në Twitter.Ditë më parë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jocep Borrell, ka thënë se “vizat për kosovarët duhet të liberalizohen”.Pengesë janë dy shtete; Franca e Holanda.Për to, të martën kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se “do të lëvizin çdo guri që t’i bindin shtetet skeptike”. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *