Në Priren sot , u mbajt Testi i Arritshmërisë për 2,283 semimaturantë
Sot në gjithë Kosovën Testit të Arritshmërisë i nën shtrohen 26 mijë nxënës të klasave të nënta , Derisa në komunave e Prizrenit i nënshtrohen gjithsejtë 2283 nxënës në tri gjuhë , ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa ketë here kishte vetëm nga 15 nxënës. Testi do të ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore e ato natyrore, ndërsa edhe këtë herë nuk do të ketë kriter kalimi, por që pikët e mbledhura u shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm. Derisa Ministria e Arsimit njoftoi se në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij testi sot në Prizren nënkryetari Visar Shehu, bashkë me zyrtarin e DKA Elbasan Shoshaj pohon se në Prizren ka fillmira në të gjithë qendrat testi me kohë dhe pa asnjë problem. Fillimisht sot Nënkryetari i komës Visar Shehu i bashkëshoqëruar edhe nga zyrtarë të DKA në Prizren Elbasn Shoshaj e vizituam Qendrën e testeve në shkollën Fillore ‘’Lekë Dukagjini’’ ku po testohen nxënësit në gjuhën Turke dhe Boshnjake. nënkryetari Shehu tha se sot e filluam këtu në këtë e shkollë dhe u informuam se këtu çdo gjë fillojë mbarë dhe pa asnjë problem. Kurse në Priren kemi 15 qendra dhe kemi 214 klasa apo pika ku mbahet testet,tha ai
Elbasan Shoshaj nga drejtoria e Arsimit tregoi se kjo drejtori me kohë i ka marrë të gjitha parapërgatitjet dhe se tani më kemi informacion e çdo kund ka filluar mirë, Ne secilën pikë kemi vendosur të jene vetëm nga 15 nxënës kjo për shkak të pandemisë
Drejtoresha e shkollës ‘’ Lekë Dukagjini ‘’ Lindita Bllaca tregon se këtu kemi 182 nxënës nga këta janë 101 në gjuhën turke dhe 81 në gjuhën boshnjake, jemi të përgatitur sipas kërkesave të institutit për shkak të pandemisë
Edhe MASHTI fton të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces, që të respektojnë në përpikëri rregullat dhe masat kundër COVID-19.
Në objektin e shkollës Fillore’’Motrat Qiriazi ‘’ sot ishin mbi 17 semimaturantë nga shtatë fshatra nga ato ato Përdrinisë pastaj në Lugina e Lumbardhit dhe fshatra tjera që i nënshtruan testit të arritshmërisë .Me këtë rast nënkryetari i komunës Visar Shehu si dhe zyrtarë të drejtorisë së arsimit me Elabasan Shoshaj kanë vizituar nga afër këtë qendër ku janë njoftuar për mbarëvajtjen e testit të arritshmërisë në këtë shkollë, nënkryetari Shehu ,tha se pas vizitës së parë në shkollën ‘’Lekë Dukagjini’’ tani jemi këtu në ‘’Motrat Qiriazi’’ dhe nga drejtori u informuam se për mbarëvajtjen që ka qenë sipas rregullave dhe me kohë e pa asnjë problem.
Drejtori i kësaj shkolle Sedat Shkurti,tha se këtu janë nxënës nga 7 shkolla dhe i jemi përshtatur të gjithë kërkesave që janë kërkuar me kohë . Me kohë i janë përgjigjur me kohë edhe mësimdhënësit edhe nxënësit dhe besojë se çdo gjë shkoi si është më së miri
Drejtoria e Arsimit në Priren pohuan se këto teste nëtë gjitha qendrat e testimeve ka shkuar sipas kërkesave dhe kjo ka ardhur pas një kohe pandemie që ka kërkuar edhe përgatitje më shumë.