Çaste poetike nga:Qazim THAÇI- Kujtimi si lis i vrarë rrufeje

0

Kujtimi si lis i vrarë rrufeje

____________________

Nëpër kujtime të vendlindjes kalërova sonte.

Për të rikthyer dashurinë si një motiv rinie.

Tek Përroi i Zenel Agës, me mat mallin me Heroin.

E nuk di si të ia  them këtë, kësaj dekade të murtajës.

Muza e poezisë ka udhëtuar moti,në Mëzi të Mbishkodrës.

Për tu matur me gjenezën e familjes,si një relikt kujtimi.

A thua mund të vritet e gjithë kjo ëndërr,për pak robëri.

E ndryshe si mund ta harrojë emrin tënde,lënë udhëve të botës.

Ti kaherë ke vdekur në kujtimin tim si një lis i vrarë rrufeje.

Për bukë përmbysjen si në traditë të huaj shkinije

Sa herë mas dhembjen vras kujtimet si ëndrra të hidhura

Vetëm Arbëria tutje detit kujtojë  e ruan emrin si dëshmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *