Në Prizren, janë vaksinuar, 4473 persona

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tregon se deri më tash në këtë komunë janë vaksinuar 4473 persona.“Që nga fillimi i muajit prill e deri më tani në komunën tonë janë vaksinuar 4473 persona, ku falënderoj ekipin e vaksinimit të Drejtorisë së Shëndetësisë për një punë të shkëlqyeshme, të cilët nuk ndalen edhe gjatë ditës së diel”, shkruan Haskuka në Facebook. Sipas tij, po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të Prizrenit“Pas sigurimit të dozave të reja të vaksinës nga Ministria e Shëndetësisë, në qendrën sportive “Sezai Surroi” po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç”.“Po ashtu falënderoj gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit të cilët i respektojnë masat dhe rregullat në qendrën e vaksinimit, ku paraqiten sipas termineve të paracaktuara”.“Tanimë si shëndetësi primare jemi furnizuar me 8600 vaksina Pfizer dhe pas datës 15 qershor do të kalojmë në vaksinim masiv të qytetarëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *