Osmani kërkon përkrahje nga partitë për largimin e zyrtarëve të Listës Serbe nga Qeveria

0

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas njoftimi për shpalljen e karantinës në të gjitha komunat veriore me shumicë serbe për 7 ditët e ardhshme, masa këto të direktuara nga qeveria serbe përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp.

Po ashtu në një njoftim për media, Lista Serbe ka thënë se sa i përket situatës epidemiologjike, serbët e Kosovës do të respektojnë vendimet që dalin nga Qeveria e Serbisë, siç kanë bërë edhe më parë.

Aty po ashtu thuhet se ata e përkrahin Vuçiqin në betejën diplomatike për Kosovën, shkruan Reporteri.

Osmani e ka quajtur këtë thirrje të Listës Serbe si direkte kundër institucioneve të Kosovës dhe ka kërkuar largimin e tyre nga Qeveria.

“Edhe nëse e lëmë çështjen e masave të covid19, kjo thirrje e LS (partner në partner Gov) për të mbështetur 🇷🇸 pozicionin politik dhe diplomatik, është një thirrje kundër rendit kushtetues dhe sovranitetit. Sipas fjalëve të tyre, ata do të ‘mbështesin Vuçiqin në luftën e tij për Kosovën dhe Metohinë”, ka shkruar ai.

Osmani ka kërkuar nga partitë politike që të bashkohen për miratimin e një draft/rezolute përmes së cilës kërkohet largimi nga Qeveria i anëtarëve të Listës Serbe.

“Edhe nëse e lëmë anash çështjen e masave anti Covid-19, thirrja e Listës Serbe (partnerit të koalicionit nga votat e të cilit varet Qeveria e Kosovës), që ta mbështesë pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rregullimit kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë.

Ftoj të gjitha partitë politikе që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkëngjitur Vuqiqit në fushatën politike e diplomatike kundër vendit tonë”.

/Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *