Çaste poetike me penën e poetes ;Nexha Reçica

0

NE PREHERIN E TIJ

—————————

Në prehrin e tij vej kokën

Atëherë kur mjegullat bien,

Në kraharor e mbaj ëndrrën

E puth me buzët e mia!

Kur natën yjet qiellin mbulojnë

Më sjellin ngadalë vezullimë

Më futen brenda në shtrat,

Magjishëm më mbajnë në gji!

Më mbështjellin si hyjnoret

Brenda syrit tënd të ngrohtë,

Hapa sytë si çdo natë

Më përqafoi agimi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *