Palmer: Nuk do të ushtrojmë presion mbi Kosovën dhe Serbinë
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se “nuk do të bëjnë presion mbi Kosovën e Serbinë për arritjen e marrëveshjes”.Po, ai tha se SHBA-të duan që të gjendet një zgjidhje ndërmjet dy vendeve, njofton Insajderi.Këto komente, Palmer i bëri pas takimit që kishte me kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq, raporton Tanjug.Ndryshe, liderë në Serbi vazhdimisht kanë deklaruar se “perëndimi dëshiron t’iu bëjë presion për njohjen e Kosovës”. /Insajderi.com