LDK zyrtarizon kandidaturat për kryetarë të komunave, tre emra të rinj

0

                                  Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të shumicës së komunave të Kosovës, njofton Insajderi.Pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së LDK-së, kjo parti me anë të një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar kandidatët për tetë komuna.“Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama; Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni; Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri; Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala; Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti; Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha; Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti; Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri”, thuhet në njoftimin e LDK-së.Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, njoftohet se Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të orgnizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.“Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së”, thuhet më tej në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *