Qytetarët tanë si edhe herave të kaluara, edhe kësaj radhe do të jenë me të gjithë çlirimtarët të cilët po akuzohen padrejtësisht
Kujtim Gashi, Deputet i Paralamentit të Kosovës ,lidhur me ftesën që i është bërë Presidetitit Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë për intervistim tha” Viktima ftohet nga Gjykata Speciale, kurse ndërkombëtarët kursejnë qindra kriminelë të cilët masakruan mijëra qytetarë, pleqë, gra e fëmijë të pafajshëm në Reçak, Krushë të vogël e shumë vendbanime tjera të Kosovës.
E njejta gjykatë interviston dhjetëra çlirimtarë të cilët luftuan dhe mbrojten pragun e shtepive të veta. Çlirimtaret, ne këtë rast edhe Presidenti Thaçi i cili ishte në krye të karvanit të shumë djemëve dhe vajzave shqiptare për çlirimin e vendit. Çlirimtarët do të dalin faqebardhe edhe përballë kësaj sfide të padrejtë e cila nuk është se po ndodh për herë të parë me popullin tonë e me këto troje të lara me gjak ndër shekuj.
Qytetarët tanë si edhe herave të kaluara, edhe kësaj radhe do të jenë me të gjithë çlirimtarët të cilët po akuzohen padrejtësisht. Presidenti do të jetë fitues i kësaj sfide, siç ishte fitues përballë makinerisë vrastare dhe gjenocidale të kryekriminelit të Ballkanit Millosheviç.”/qendrapress.com/