Zemaj reagon ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut që qytetarët e Kosovës të kenë test negativ për COVID-19, e quan veprim të nxituar
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka quajtur veprim të nxituar vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që qytetarët nga Kosova që duan të kalojnë kufirin duhet të kenë test negativ për COVID-19.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i ka kërkuar amabasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit corona.
Qytetarët nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina duhet të kenë test PCR negativ kur të futen në Maqedoninë e Veriut
Qytetarët nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina duhet të kenë test PCR negativ kur të futen në Maqedoninë e Veriut
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.
Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.
I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona. /Telegrafi/