E diela poetike me poeten;Ganimete Jakupi Demiri
PRANË DETIT…
Teksa soditja atë pamje gjithë kaltërsi,
Pashë Deti puthte Qiellin pakufi,
Kjo ia shtonte akoma më shumë bukurinë,
Dashuri mes Tokës e Qiellit pambarim.
Mendoja me vete si qenka kështu,
Edhe këta dinë ç’është dashuria,
Derisa Toka e shkretë duhet të presë,
Çdo gjë nga Qielli të zbresë.
Në perëndim të ditës ngjyrat plot zjarrë,
Qielli u bë i kuqërremtë mbi detin me valë,
Athua Qielli aq shumë kishte dashuri,
Sa u dashka për Tokën të ndërroi gjithnjë.
Pastaj erdhi nata Qielli plot kaltërsi,
Yjet shndërrisnin plot hijeshi,
Toka u bë e tëra zi,
Duke qarë për Qiellin të bëhemi një
(pra kaltërsi).