Për ndërtimin e objektit për Qëndrim Ditor në lagjen “Terzimahallë’’ komuna ndanë rreth 57 mijë euro
Pas vizitës në shtëpinë e të moshuarve rezidencial, në lagjen ‘’Dardania ‘’Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi i bënë vizitë edhe ndërtimin të objektit për Qëndrimit Ditor në lagjen “Terzimahallë”, për të parë nga afër punimet që po realizohen për ndërtimin e këtij objekti.
M ket rast kryetari i komunës Mytaher Haskuka tha se sot, jemi këtu për të pa nga afër ndërtimin e këtij objekti që presim që do të jetë në funksion ditor për të moshuarit e kësaj lagje e po ashtu ata do të ketë mundësi edhe të jenë të pajisur me lojëra të ndryshme për të moshuar si dhe përkujdesje tjetër tha Haskuka
Drejtori Islam Thaçi tha se ky është njëri nga projektet tona që kemi në planifikuar, por, në të gjitha lagjet e komunës që ka shtëpi ose hapësira të këtilla do të mundohemi të krijojmë kushte sa më të mira për të moshuarit që ata gjatë kohës sa në shtëpi janë vetëm të kenë mundësi ta kalojnë kohën këtu, por jemi duke menduar që këtu të ketë edhe staf shëndetësor për të pasur përkujdesje ndaj të moshuarve tha ai
Ky projekt është në lartësi prek 56 mijë e 943 euro dhe presin që brenda një kohe të shkurt të përfundojë, Kurse këtu është liruar edhe hapësira për trotuar dhe rruga në këtë pjesë ka fituar një zgjerim rreth dy metra.