Triptik harqesh të shkrimtarit Çerkin Bytyçi
Tani më Prizreni, është bërë i njohur me shkrimtarin e 160 veprave të të gjitha zhanreve Gëzim Ajgeraj, i pavdekshëm mbeti shkrimtari për fëmijë Abdullah Thaçi, kurse emër që guximshëm por hapëron në disa zhanre të letërsisë e po shkëlqen në ate të letërsisë për fëmijë është Çerkin Bytyçi,autor i librave’’ Bota e numrave’’,pastaj’’Macja me celular ‘’ dhe poema për fëmijë’’Një shëtitje në Prizren’’.Jo rastësisht nisa me numra sepse vepra e shkrimtarit ‘’Bota e numrave’’ më nxiti të them tri harqet e e Prizrenit dhe tri harqet e Çekin Bytyçit. Vepra që kanë një edukim estetik,të realizuar në mënyra të ndryshme,kurse në këtë kontekst,flasim për edukimin estetik i cili realizohet përmes poezive specifike mësimore me anë të figurave dhe fotografive ,e veçanërisht përmes letërsisë,e cila është objektivë e këtij shkrimtari .Duke lexuar këto vepra ndjenja për ta vërejtur,e për ta përjetuar të bukurën në art, në natyrë e në jetë përgjithësisht si, edukim estetik edhe të numrave edhe të vendlindjes ,së bashku me fushat e tjera edukative , intelektuale e morale,që përbën një tërësi unike të letërsisë së Çerkin Bytyçit, që ka për qëllim,formimin e gjithanshëm të njeriut të ri, nxënësit. Edukimin final që ,përshkon tërësinë e personalitetit të fëmijëve dhe reflekton në të gjitha performancat e tij artistike .Ai ndikon në raportin e tij me librat që tashmë i ka bërë jo më pak se 24 dhe kjo natyrisht që shpreh guximin dijen dhe dashurinë për librin artistiken, por edhe në raportin e tij me njerëz dhe me mënyrën e përgjithshme të jetesës së tij. Prej humanisti e artdashësi Bytyçi, tani më ka bërë emër të nderuar në rrethin e artit të shkruar dhe kjo Prizrenit i jep edhe një margaritar Pra,poezia e tij , përveç ndikimit në zhvillimin emocional,ushtron ndikim edhe në zhvillimin intelektual të njeriut e në këtë kontekst të fëmijëve , duke ndikuar në thellimin e njohjes së realitetit, në begatimin e përjetimeve,kështu që ndikon në plotësimin e personalitetit të tij. Çerkini tashmë është bërë kaq i dashur për fëmije ,sepse ka hyrë në botën e madhe të numrave të fëmijëve, pastaj i argëton at me macen e celular e ajo që bënë madhështor është udhëtimi i tij me fotografin në qytetin e Besëlidhjes , Kjo është një nismë që na detyron që më vonë të shkruajmë edhe më shumë për këtë shkrimtar të nderuar të letërsisë /qendrapress.com/