Zafir Berisha: Qeveria Kurti do të vetëshkatërrohet

0

Anëtari i Kryesisë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kritikuar qeverinë Kurti për 100 ditët e para të qeverisjes. Ai ka thënë se kjo qeveri nuk do të ketë jetë të gjatë në pushtet.Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Berisha ka thënë se qeveria Kurti mund të bie në muajin mars apo prill të vitit të ardhshëm.“Nuk mendoj se do të ndryshojë diçka në këtë qeverisje. Unë jetëgjatësinë e kësaj qeverie e shoh deri në muajin mars apo prill të vitit të ardhshëm sepse, përveç dështimit në politikën e jashtme, kemi një dështim edhe në politikën e brendshme për shkak të krizës që është duke u thelluar si rezultat i pandemisë”, ka thënë Berisha.Sipas tij, kjo qeveri do të vetëshkatërrohet.“Kjo qeveri ka mungesë të dijës dhe ideve se si të dilet nga kjo situatë. Faktikisht unë pres që kjo qeveri të vetëshkatërrohet deri në atë shkallë sa do të kërkojë vetë të shkojë në shtëpi dhe të lëshojë rrugë, sepse Kosova meriton një qeverisje më ndryshe”, është shprehur ai.Berisha ka thënë se kjo qeveri do të mbahet mend për politizim të institucioneve publike.“Gjatë kësaj kohe kjo qeveri është marrë vetëm me ngarkim-shkarkime dhe politizimin ekstrem të institucioneve publike dhe bordeve. Një qeveri që do të mbahet mend për punësimin e tezeve, hallave, mbesave, nipave dhe xhaxhallarëve. Fatkeqësisht kjo qeveri ka devijuar nga përcaktimi i Kosovës në politikën e jashtme. Kur kemi një ministre të Punëve të Jashtme që nuk po e dallon flamurin e NATO-s nga ai i OKB-së, nuk e di sa ia vlen për të diskutuar për 100-ditëshin e dështuar të qeverisë Kurti”, ka thënë Berisha.Në këtë intervistë ai ka folur edhe për përgatitjet e Nismës për zgjedhjet lokale.Berisha, i cili është edhe kandidat i Nismës për kryetar të komunës së Prizrenit, ka shprehur optimizëm për rezultatet e kësaj partie në këto zgjedhje. “Mendoj se ofrimi i alternativës qeverisëse që do të bëjë Nisma nëpër komunat e Kosovës do të jetë një befasi e këndshme për të gjithë qytetarët. Nisma, edhe pse është subjekt i ri, ka njerëz me përvojë në politikë dhe ka çfarë u jep qytetarëve të Kosovës nga fryma e saj politike, nga personalitetet që i ka në terren”, është shprehur Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *