Këto janë shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Turqia dhe disa pjesë të Afrikës, janë vendet e vetme ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza.Kështu ka bërë të ditur Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë.Në bazë të këtij raporti, pasaporta e Kosovës, nga pozita e 99’të sa radhitej përgjatë vitit të kaluar në nivel global, ka rënë në atë të 107-ën.Ndërkaq, Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës. Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja.Indeksi i Pasaportave merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë shteteve të tjera – Kosova, Taivani, Makau (Kinë), Hong Kong (Kinë), Palestina dhe Vatikani.