Krasniqi e Haradinaj shprehin ngushëllime për familjen Veseli

0

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe në emër të partisë për vdekjen e babait të Kadri Veselit.Krasniqi thotë se  Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

Postimi i tij:

Lamtumirë, Baca Fazli!Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli.Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare.Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së babait të Kadri Veselit.Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se baci Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida.

Postimi i tij në Facebook:

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida.

Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura.

Sot ndaj dhembjen me mikun e bashkëluftëtarin tim Kadriun dhe mbarë familjen Veseli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *