Prizren, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që kreu vjedhje

0

                     Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim  të dyshuarit L.D. për veprën penale të vjedhjes.Ai dyshohet se një ditë më parë në orët e mbrëmjes, në Prizren ka kryer vjedhje, derisa e dëmtuara ka qenë duke ecur në këmbë ka vërejtur se një person i veshur me rroba të zeza, e futë dorën e saj të krahut dhe nga çanta e merre portofolin me të holla, një telefon.“Me këtë rast sipas gjykatës i pandehuri L.D., ik me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa kalimtarët e rastit arrijnë që ta ndalin të pandehurin dhe ta raportojnë rastin në polici”, njofton gjykata.“Gjyqtari i procedurës sipas njoftimit të gjykatës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veprës penale e cila është në ngarkim të të pandehurit, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, i pandehuri veprën penale e ka kryer në dëm të vlerave të shoqërisë”./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *