Situata me helmimet, shpallet gjendje e emergjente në Deçan
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.Me anë të këtij vendimi obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për Ngritjen e Gatishmërisë për Menaxhimin e kësaj situate Emergjente e ndodhur pas helmimit të fundit.Kujtojmë se që nga e shtuna rreth 900 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm teksa dje një person ka vdekur e që i njëjti kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se u helmua nga uji.