Vidhen dy vetura në oborrin e një shtëpie në Suharekë
 
                Dje gjatë orëve të hershme të mëngjesit janë vjedhur dy vetura me targa vendore në Suharekë. Policia njofton se të dy veturat janë vjedhur në oborrin e një shtëpie.Dy veturat ishin të parkuara në garazh brenda oborrit të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat po merren me hetimin e rastit
 
                                             
                                             
                                             
                                         
                                         
                                        