Çaste poetike me poeten ;Nexha Reçica
MIGJENIT
——————-
Kur pëllumbat gugatnin në terr
Ti i ushqeje me shkronja!
Kaloje muret e lashta
Endja gdhendet në ferr!
Edhe sot i shoh ,,Tollumbat e Lulit”
Çdo ditë në qytetin tim!
Habitem se si pas aq kohësh
Se si u trashëguan!
Çdo ditë e shoh vuajtjen e tij
Rininë e varur në sytë e tij,
Kishte ëndrra të shumta
Ato i mbetën në gjysmë…!
N.Reçica