Ne të dy mbi varkën lozonjare-Nga ;Rovena Shuteriqi
Më përkundi në fjalët shelg, flladin e jugut e la të më përkëdheli, më freskoi në ujëvara bjeshke, më tërhoqi krahëve, si rrymat e detit. Spirancën hodhëm thellësive për ankorim, kishte veç sirena që rendnin të na shihnin, prej zilisë dhe dëshirës për imitim, zërat humbisnin prej klithmave pambarim. Zërat endacak nuk gjenin prehje askund, përhumbnin ngadalshëm hapsirës det-qiell, mbase dhe zhytur në ndonjë qytetërim nënujor, kërkonin ndonjë skulpturë çifti, që kish ngelur legjendë. Dhe ne të dy mbi varkën lozonjare, vallëzojnë nën ritmet e valëve-det, mbi direk dhe vela, zunë vend pulëbardhat, dhe unë zhytem në përqafimin tënd.
Zeusi na bekon prej malit Olimp, Posedonin urdhëron, detin të na i bëjë vaj, Afërdita na mbulon me vellon erotike, papritur pranë nesh, Apoloni na këndon me lirën e tij të artë.