Çaste poetike me poeten:Brixhilda Dede
Mbi maja malesh
———————–
Ti ndodhesh kudo, ku natyra flet
Shpirt- natyre shkrire ëmbël,
N’ritualin drite- hëne
Mbrëmjeve, ne fragmente erërash shfaqur
Veshur trupit mantelin tënd
***
Lulet e verës, hapen magjishëm
Dite, ne gurgullime ujëvarash kalon,
Pishave, ndiej aromën tende
Ekstaze lotësh, agonish,
Si vese agimi, pikoj
***
Ti, je fisnik, i madhërishëm
Mbi maja malesh, lart qëndron
Larg, a afër;- s’ ka rendësi
Zemrën butësisht kap, shtrëngon, gërmon…
I vetmi, i saj…Padron