Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Një person ther me thikë motrën dhe vëllain e tij
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar dje në Prishtinë.Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, një person ka sulmuar me thikë vëllain dhe motrën e tij.Viktimat me këtë rast kanë pranuar tretman mjekësor.Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.“Prishtinë 16.07.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar me thikë vëllain dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.